Thiago Silva, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullin për shumë vite, ka vendosur të largohet nga futbolli i rëndësishëm. Pak ditë më parë, Thiago Silva njoftoi mbylljen e aventurës me Chelsea, ndërsa nuk ka humbur kohë duke gjetur një skuadër të re.

Këtë herë Silva, në moshën 39-vjeçare, ka vendosur të largohet nga futbolli i rëndësishëm evropian, për të nisur një aventurë të re në atdheun e tij, në Brazil.

Fluminense do të jetë skuadra e tij e re, me klubin brazilian që ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb