Ashtu siç u paralajmëruar dhe nga lëvizjet e fundit, Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me PDIU. Ka qenë vet kryetari i PD-së Lulzim Basha që ka pohuar këtë lajm.

Pak pas takimit me kryetarin e PDIU, Basha në një deklaratë për mediat i uroi mirëseardhje në aleancë Shpëtim Idrizit.

“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largomë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”, -tha Basha.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen e koalicionit me PS. Pas këtij hapi nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti. Ndaj sot dy liderat zyrtarizuan marreveshjen.
(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb