Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Ilir Daja nuk është më trajner i Ballkanit. Palët kanë gjetur dakortësinë për t’i dhënë fund bashkëpunimit ndërmjet tyre, 2 vite e gjysmë të mbushura me histori. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, klubi i Ballkanit bëri me dije këtë vendim duke shprehur mirënjohjen për trajnerin Daja i cili së bashku me Ballkanin arritën të shkonin dy herë deri në faqen e grupeve të Conference League. Pas largimit zyrtarë nga Ballkani, Ilir Daja pritet të prezantohet zyrtarisht tek ekipi i Dinamo City. Palët kanë gjetur prej kohësh akordin, ndërsa tani mbetet vetëm prezantimi i tij, rikthimi në shtëpi.
Ja edhe postimi i plotë i klubit:
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb