Borja Valero është zyrtarisht lojtar i Interit. Mesfushori 32-vjeçar ka firmosur sot me zikaltrit duke u bërë kështu blerja e dytë në merkato, pas mbrojtësit sllovak Skriniar.

Spanjolli iu nënshtrua paraditen e sotme vizitave mjekësore dhe më pas u bashkua me skuadrën në Brukino. Interi pagoi te Fiorentina 5.5 milion euro për blerjen e kartonit të mesfushorit. Pas aventurës 5 vjeçare me klubin toskan, Valero do të nis një kapitull të ri me fanellën zikaltër.

Në sezonin e shkuar, në 31 takime në Serinë A, mesfushori arriti të shënonte vetëm një gol, atë ndaj Udinezes në fitoren 3-0./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: