Interi ka rinovuar kontratën me Simone Inzaghin. Klubi zikaltër dhe trajneri kanë firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.

Me teknikun në krye, ekipi ka marrë mjaft rezultate pozitive, në 158 ndeshje si “timonier” i klubit nga Milano, skuadra ka marrë mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Interi zhvilloi një sezon pozitiv, teksa është kampione në fuqi në Itali.

Objektivi për edicionin tjetër është fitimi i UEFA Champions League, me grupin që premton shumë. Rinovimi erdhi pas dakordësisë së drejtuesve, të cilët janë të kënaqur me punën e Inzaghit.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: