Florent Hasani nuk është më lojtar i Rapidit të Bukrueshtit. Klubi rumun dhe futbollisti shqiptar kanë zgjidhur kontratën me marrëveshje, teksa lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi, në këtë sezon u aktivizua në 14 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërsa numëron edhe një asist. “FC Rapid dhe Florent Hasani kanë arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën!”- shkruan Rapidi i Bukureshtit.
Kujtojmë që 27-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. Gjithashtu, Ai ka luajtur edhe për DVTK në Hungari dhe Kfar Saba në Izrael.
(J.S/BalkanWeb)