Marc Wilmots ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të jenë në kampionatin evropian.

Futbollisti me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj nuk është përfshirë fare duke u lënë jashtë evropianit.

Kujtojmë se evropiani do të mbahet në Francë, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kjo e fundit është pranuar me të drejta të plota në UEFA.

Kosova nesër sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit- FIFA.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: