Joao Cancelo ka kompletuar transferimin  nga Juventus te skuadra angleze e Manchester Cityt. Mbrojtësi portugez ka nënshkruar me klubin nga Etihad Stadium deri në vitin 2025.

Ai vjen si pjesë e shkëmbimit të marrëveshjes mes klubeve, ku Danilo kalon në anën e torinezëve. Çmimi i tij është llogaritur 65 milionë euro dhe do të paguhet në tri vite.

“City është klub fantastik, me një trajner të madh dhe jam i kënaqur që jam këtu. Jam i impresionuar me çdo gjë rreth tyre, nga infrastruktura rreth klubit, deri te mënyra e lojës. Jam këtu për të fituar trofe dhe besoj që mund ta arrij”, ka thënë Cacenlo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb