Joao Felix ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij te Atletico Madrid nga Benfica në atë që është quajtur një nga prurjet më të bujshme për Los Rojiblancos. Vetëm 19 vjeç Felix ishte qenë një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë, por Atletico mundi në garë gjigantët e Manchester City dhe arrit i të bindë portugezin për të luajtur në Estadio Wanda Metropolitano.

Çmimi i tij prej 126 milionë euro do të thotë që ai jo vetëm do të bëhet një nga transferimet rekord të Los Rojiblancos, por blerja e katërt më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, pas Neymar, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb