Renan Lodi është zyrtarisht lojtar i Al Hilal. Mbrojtësi i majtë brazilian, ish lojtari i Atletico Madrid dhe Marseille, ka nënshkruar kontratë me klubin e elitës arabe deri në vitin 2027.

“Sot, Bordi Drejtues i Al Hilal Club Company përfundoi procedurat për nënshkrimin e brazilianit Renan Lodi. Sipas kontratës, Lodi do të mbajë fanellën e Al Hilal për tre sezone e gjysmë, deri në vitin 2027” – Shkruan Al Hilal. 25-vjeçari i pati fillimet e veta në Serie A të Brazilit, me skuadrën e Athletico-PR. Lodi ka luajtur 19 ndeshje për Brazilin.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: