Shkarkimi i Klodian Duros ishte thjeshtë çështje kohë, pavarësisht insistimit të trajnerit se do të ishte i fundit që do të largohej nga Kamza. Shkarkimi i tij pritej pas humbjes kundër Partizanit, por drejtuesit e klubit bën prapa kthehu duke i dhënë më shumë kohë ish mesfushorit të famshëm të Kombëtares, kjo e kushtëzuar dhe nga loja pozitive.

Në futboll në fund ato që mbesin janë vetëm pikët dhe Kamzës i mungonin shumë pas vijojnë të qëndrojnë në vendin e parafundit në kuotën e 8-të pikëve. Humbja e fundit kundër Teutës rezultoi fatale për Kold Duron me klubin i cili njoftoi shkarkimin e tij në një postimi të bërë publik në faqen zyrtare në Facebook:

“Klubi bën te ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falënderuar trajnerin për kontributin e tij te palodhur, përkushtimin dhe gjithçka dha për skuadrën tone, bëjmë te ditur se rrugët tona ndahen këtu. Mungesat e rezultateve na detyrojnë te bëjmë një zgjidhje tjetër ne këtë moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrierën e tij ne vazhdimësi dhe e konsiderojmë gjithnjë pjese te familjes sonë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb