Tani është zyrtare. Milani përjashtohet nga Liga e Europës, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA. Ky i fundit e kishte dënuar klubin kuqezi për shkelje të rregullores së Fair Play Financiar.

Switzerland Safrica Athletics Iaaf Semenya Gender
Switzerland Safrica Athletics Iaaf Semenya Gender

Asnjë suprizë, pasi siç bën të ditur vetë KAS në adresën zyrtare në internet, ky përfundim është rrjedhojë e marrëveshjes së Milanit me qeverinë europiane të futbollit. Klubi italian u prezantua një javë më parë në selinë e UEFA-s me një propozim, duke u shprehur I gatshëm të hiqte dorë nga e drejta për të luajtur në këtë edicion të Ligës së Europës, por si këmbim duhet të shtyhej me një vit afati për barazimin e bilancit për 3-vjeçarin e fundit.

Juventus V Ac Milan Italian Supercup
Juventus V Ac Milan Italian Supercup

E thënë më qartë. Pas dënimit, UEFA kërkonte që Milan të eliminonte buxhetin negativ deri në fund të sezonit 2020/2021, diçka e pamundur për drejtuesit kuqezi. Në këtë mënyrë, për të evituar të tjera penalizime në të ardhmen, ata vendosën të sakrifikonin pjesmarrjen në Europë, të cilën e fituan në fushën e lojës. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv i jep frymëmarrje Milanit në projektin e tij afatgjatë për t’u kthyer sërish kompetitiv në kampionatin italian dhe Europë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb