Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sassuolën për të huazuar  Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19.  Marrëveshja do të përfshijë  opsionin e  blerjes së kartonit për shifrën e 8 milionë eurove.


Lojtari do të paraqitet të martën për të nënshkruar  kontratën dhe më pas  do të prezantohet në Camp Nou.


Boateng ka luajtur në La Liga  me ekpin e  Las Palmas ku ai luajti si një sulmues anësor, por edhe dhe si sulmues qendre.


“Kevin-Prince Boateng është një lojtar i cili me siguri do të përshtatet shpejt me ekipin. Me përvojën e tij duke luajtur në katër nga ligat më të mëdha në Europë,  Premier Ligë, Bundesligë, Serie A dhe La Liga, ai ka shënuar gola kudo që ai ka qenë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

BalkanWeb

Etiketa: