Keylor Navas ka përfunduar transferimin e tij në Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund qëndrimit të tij pesë-sezonal në  Santiago Bernabeu. Navas e kishte të qartë se zgjedhja e parë për madrilenët është Thibaut Courtois, kështu që ai komunikoi me Zinedine Zidane nëse mund të largohej me shpresën se do të marrë më shumë minuta diku tjetër.


Tani, Keylor ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me PSG. Tarifa e transferimit është afër 15 milion euro dhe, si pjesë e marrëveshjes, Alphonse Areola i është bashkuar Los Blancos  me huazim për një sezon. 32-vjeçari largohet nga Madridi me një reputacion të jashtëzakonshëm në mesin e tifozëve dhe klubit, pasi luajti një rol të rëndësishëm në tre triumfet e njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve midis 2016 dhe 2018. Keylor Navas largohet me 12 medalje fituese.


BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb