Më në fund është zyrtare, Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën me Bayern Munich. Ka qenë vetë klubi bavarez që vetëm pak më parë ka publikuar lajmin se mesfushori i kombëtares gjermane ka vendosur të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bavarezëve deri në 2029. Një lajm shumë i mirë ky për tifozët e Bayern në prag të nisjes së fazës më të nxehtë dhe më vendimtare të sezonit.