Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Jean-Michel Cavalli. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i elitës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruhet, Cavalli largohet për arsye shëndetësore.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.

E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Merci, Mr. Cavalli!”, ka shkruar Prishtina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb