Erdhi si një trajner i përkohshëm duke pranuar si trashëgimi një krizë të vërtetë të lënë nga Joze Mourinho në pankinën e Manchester United. Por ndryshe nga sa besonte shumica, Ole Gunnar Solskjaer arriti të përmbysë situatën, duke fituar besimin e klubit, skuadrës dhe tifozëve, por mbi të gjitha duke siguruar edhe një kontratë të re afatgjatë. Tani është zyrtare. “Djajtë e Kuq” do të vazhdojnë me trajnerin norvegjez, që ka firmosur kontratën edhe për tre vitet e ardhshëm.

3150 2100 2.41283343
3150 2100 2.41283343

Lajmi është njoftuar nga vetë klubi anglez në adresën e tij zyrtare në internet. Me 126 gola të shënuar në 366 ndeshjes si futbollist me Manchester United nga viti 1996 derin në 2007, ish-sulmuesi norvegjez arriti të bëjë po aq mirë si trajner në pankinën e skuadrës me të cilën fitoi gjithçka. Konfirmimi për këtë vjen nga shifrat. Solskjaer mori drejtimin e United më 19 dhjetor, pas shkarkimit të Mourinhos. Skuadra që gjeti ishte në kaos të vërtetë. Rebelim në dhomat e zhveshjes dhe një renditje që projektonte një sezon të dështuar.

195262147.jpg.gallery
195262147.jpg.gallery

Por gjithçka ndryshoi si me buton, madje norvegjezi arriti të përmbyste gjithçka shumë shpejt me një seri rezultatesh që thyen edhe rekordin e mentorit të tij Sir Alex Ferguson. Në 13 ndeshje në Premier Ligë, Manchester United ka arritur 10 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, duke u ngjitur në vendin e pestë dhe shumë pranë zonës Champions. Edhe në këtë turne, “Djajtë e Kuq” kanë një ecuri pozitive pasi eliminuan Paris SG për të siguruar një vend në çerekfinale. Pra me pak fjalë, Ole Gunnar Solskjaer po merr frytet e punës së tij, ndërsa kontrata e re është mëse e merituar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb