Mattia Perin do të vazhdojë aventurën me Juventusin deri më 30 qershor 2027. Lajmi i zyrtarizimit të rinovimit të portierit me klubin bardhezi, është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare.
31-vjeçari ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër” në sezonin 2018-2019, për t’u larguar më pas në drejtim të Genoas. Në 4 edicionet e fundit, Perin ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit. Te klubi nga Torino pritet të zgjidhen shumë shpejt, edhe disa çështje që kanë mbetur pezull.
(J.S/BalkanWeb)