Mateo Kovaçiç ka lëvizur zyrtarisht nga Real Madridi te Chelsea, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Blutë e Londrës. Klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit për shumën e 45 milionë eurove.

Real Madrid njoftoi transferimin në faqen e tyre të internetit, me një deklaratë të shkurtër duke e falënderuar lojtarin për vitet e tij të angazhimit, profesionalizmit dhe sjelljen shembullore. Gjigantët spanjollë gjithashtu i uruan Kovaç “shumë fat” në këtë fazë të re të karrierës së tij.

Kovacic, tani 25 vjeç, u transferua te Real Madridi nga Interi në gusht të vitit 2015 dhe u paraqit rregullisht nën drejtimin e Rafael Benitez, por kur Zidane mori drejtimin kroati ra nga favoritët. Ai ishte në huazim për Chelsean gushtin e kaluar dhe tani e ka bërë këtë lëvizje të përhershme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb