Kukësi ka fituar “duelin” me Skënderbeun për mbrojtësin e majtë Blerim Kotobelli. Burime pranë klubit kuksian konfirmojnë për “Panorama Sport” se palët kanë arritur sot marrëveshjen, teksa futbollisti pritet të bashkohet nesër me grupin.


27-vjeçari, i cili sezonin e fundit u aktivizuar te Flamurtari, ishte shumë pranë akordit me Skënderbeun, por oferta e Kukësit, duket se e ka tunduar, duke iu bashkuar kështu nënkampionëve të Shqipërisë.


kotobelli


Në të kaluarën, Kotobelli është aktivizuar me AEL Larisën në kampionatin grek, si dhe me Tiranën, Teutën, Partizanin dhe Flamurtarin në Superiore.