Jo vetëm largime, te Kukësi kanë lëvizur për të bërë përforcimet e para, ndërsa verilindorët kanë zyrtarizuar dhe prurjet më të freskëta për trajnerin Ernest Gjoka. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiljano Musta, që së fundmi është aktivizuar në radhët e Flamurtarit, dhe për portierin Ilir Avdyli, pjesë e Kamzës në sezonin e shkuar.

Ilir Avdyli Portjer Merkato Vllaznia
Ilir Avdyli Portjer Merkato Vllaznia

Njoftim i Kukësit!

F.K. Kukësi njofton arritjen e marrëveshjeve me futbollistët Ilir Avdyli dhe Emiljano Musta.

Dy futbollistët kanë firmosur me klubin tonë kontratë 1 vjeçare.

Portieri Avdyli vjen nga skuadra e Kamzës ndërsa mesfushori Musta nga ajo e Flamurtarit.

Dy lojtarët janë afrimet e para të skuadrës sonë, ndërkohë që prezantimi i tyre do të bëhet shumë shpejt në ambientet e Klubit tonë.

Kuksi Njoftim
Kuksi Njoftim

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb