Mungonte vetëm zyrtarizimi që erdhi nëpërmjet faqes zyrtare të Atletico Madrid. Fernado Torres lë Milanin për të riveshur fanelën e “Colchoneros”. Firma në kontratën e re do të hidhet pas vizitave mjeksore, ndërsa prezantimi është fiksuar më 4 janarë. Sulmuesi spanjoll rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh eksperjencë në Premier League dhe Serie A.  Torres ka deputuar me Atletico-n në moshën 17-vjeçare, 2 vite më pas mbajti shiritin e kapitenit. Në 244 ndeshje si profesionist në Madrid “El Nino” ka shënuar 91 gola. Në verën e vitit 2007, Torres u transferua në Premier League tek Liverpool, ku kaloi dhe prejudhën më të mirë, por pa trofe. Në vitin 2011 spanjolli kaloi tek Chelsea, ku edhe pse shënoi shumë pak, 46 gola në 172 ndeshje, arriti të fitonte Champions League, Europa League dhe Kupën e Anglisë. Pas 7 vitesh në ishullin britanik Torres u transferua tek Milan, ku dështojë me kohë të plotë, vetëm 1 gol. Pas këtij rrugëtimi të gjatë Fernado kthehet në shtëpi, në një skuadër ku gjithnjë e kanë adhuruar.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb