West Ham ka nënshkruar me trajnerin e ri. Klubi anglez gjen marrëveshje me Graham Potter, teksa lajmi është bërë publik nëpërmjet kanaleve zyrtare.
Potter do të pasojë Lopeteguin, i larguar vetëm një ditë më parë nga pankina. 49-vjeçari anglez Potter ka udhëhequr me parë skuadra si Swansea, Brighton dhe Chelsea.
“Kam qenë i durueshëm për të pritur mundësinë e duhur. Mendoj se kjo është zgjedhja e duhur”- tha Potter pas firmës.
(J.S/BalkanWeb)