Humbja në derbi i ka kushtuar postin italianit Franko Lerda! Ka qenë presidenti i Partizanit Gazmend Demi ai që ka vënë veton për fatin e teknikut një ditë pas humbjes në derbi me Tiranën. Presidenti i të kuqve ka pritur përfundimin e javës së 15-të të kampionatit dhe pasi të kuqtë kanë dorëzuar kreun e renditjes, ka vendosur të shkarkojë Lerdën.

Në fakt italiani ishte i shkarkuar, por drejtuesit donin që të përfundonin këtë fazë kampionati pasi për sfidat e mbetura është e zorshme që të kuqtë të gjejnë trajner të ri. Bashkë me Lerdën është larguar edhe stafi teknik, çka bën që Partizani të jetë pa zëvendës trajner dhe pa trajner portierësh.

Zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi i kuq me një njoftim publik në faqen e tij në Facebook.

Par Njo
Par Njo

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb