Merr drejtim e ardhmja e Joao Cancelos. Klubi kampion i Anglisë, Manchester City ka bërë me dije largimin e anësorit portugez, i cili do t’i bashkohet Al Hilal në Arabinë e largët.

Al Hilal, sipas asaj që shkruhet, ka siguruar firmën e lojtarit në mënyrë përfundimtare, duke blerë kështu kartonin e Cancelos për një shifër që shkon rreth 30 milionë eurove. Futbollisti më parë ka luajtur për Juventusin, Interin, Bayern dhe Barcelonën.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb