Tashmë gjithçka është zyrtare. Mario Mitaj është futbollisti më i ri i Al Ittihad.
Mbrojtësi i Kombëtares ka mbyllur kështu aventurën e tij me Lokomotivën e Moskës në Rusi dhe transferohet në kampionatin arab. 21-vjeçari transferohet te Al Ittihad në formë huaizmi për një sezon.
Gjithashtu skuadra arabe në fund të sezonit ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të mbrojtësit për shifrën e 5 milionë euro. Nga ky transferim Mitaj do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon, teksa te Al Ittihad mbrojtësi kuqezi do të bëhet shok skuadre me Karim Benzema dhe N”Golo Kante.
From Moscow to Jeddah 🛬
Mario Mitaj is with Al-Ittihadpic.twitter.com/OSh8lVxDB0— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 3, 2024