Fc Barcelona ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare blerjen më të re të klubit, kilianin Arturo Vidal.
Faqja e skuadrës katalanase shkruan se Barca ka arritur marrëveshje me Bayern Munchenin për blerjen e mesfushorit kilian.

Vidal ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me kampionët e La Ligas.
Skuadra njofton se testet mjekësore do të bëhen në ditët e ardhshme. Gjithashtu, klubi katalanas njofton se do t’i mbajë të informuar tifozët për agjenden e prezantimit të këtij transferimi.

Për ish-yllin  e Juventusit, interes kishte shfaqur dhe skuadra italiane e Interit, por drejtuesit blaugrana janë treguar më të qartë në këtë pistë duke bërë ofertën e duhur për arkat bavareze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: