Emile Hojbjerg është zyrtarisht lojtari më i ri i Marseille. Klubi francez zyrtarizoi përmes rrjeteve sociale huazimin për një sezon të mesfushorit danez nga Tottenham. 28-vjeçari kalon te marsejezët për një shifër prej 15 milionë euro, me Marseille që ka mundësinë për të blerë kartonin e Hojbjerg pas përfundimit të huazimit.