Arsenal vijon të kryejë “goditje” të rëndësishme në merkato.

Mikel Merino është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. “Topçinjtë” kanë arritur të mbyllin me sukses transferimin e mesfushorit spanjoll, që spikati gjatë Euro 2024, duke qenë një nga futbollistët më të dalluar në mesfushën e “La Roja-s”.

Anglezët kanë paguar 32.5 milionë euro në arkat e spanjollëve të Real Sociedad, të cilët do të përfitojnë edhe 5 milionë të tjera në formë bonuses.

Lojtari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Arsenalin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në këtë mënyrë Arsenal vijon me starategjinë e saj në merkato, ruajtjen e bushtit si dhe përforcimet që vijnë nga futbollistë të rinj, por shumë të talentuar. Një strategji që ndiqet në fakt prej vitesh, me Mikel Artetën që i ka idetë e qarta se çfarë skuadre kërkon që të ketë në dispozicion.

Ndoshta për ndonjë klub tjetër kjo strategji mund të mos jetë e pranuar, për shkak se ata kërkojnë menjëherë arritjen e sukseseve dhe fitimin e trofeve, ndërkohë që “topçinjtë” megjithëse po vuajnë për të fituar një trofe të rëndësishëm prej sezonesh, sërish ruajnë të njëjtën formë administrimit të klubit dhe të njëjtat politika, duke i siguruar tifozëve të Arsenalit një ekip, që përbëhet nga një brez futbollistësh që mund të jenë dominues të futbollit në ishull dhe jo vetëm në të ardhmen.

Blerja e një talenti si mbrojtësi italian Calafiori, ishte prova e fundit që “topçinjtë” dëshirojnë të shkojnë tek suksesi ndryshe nga klubet e mëdha të kontinentit. Ata nëpërmjet investimit tek futbollistët e rinj kërkojnë jo vetëm të krijojnë një skuadër kualitative për të ardhmen, por edhe  të sigurojnë “shëndetin” e financave të klubit, të cilat me krizën e epokës në të cilën po jetojmë, janë jetike për një klub futbolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: