Alvaro Morata është lojtari më i ri i Milanit. Klubi nga Milano ka zyrtarizuar sulmuesin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Morata vjen në Serie A pas Europianit, të fituar me Spanjën. Lojtari ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Alvaro Morata. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është bërë kampion i Evropës, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit” – shkruan klubi. Morata ka luajtur më parë për Atletico Madrid dhe për Juventusin.
Ai ka firmosur në Milano një ontratë me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa vetë Milani i pagoi Los Colchoneros klauzolën e lirimit prej rreth 13 milionë euro. Siç u përmend, spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 7.
✍ @AlvaroMorata is Rossonero 🔴⚫
Adding a touch of 𝑅𝑜𝑗𝑜 to our #DNACMilan 🧬#SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2024
(J.S/BalkanWeb)