Milan prezanton trajnerin e ri. Pas Juventusit, që zyrtarizoi ditën e mërkurë, Thiago Mottën, sot është rradha e “Djallit”, që të prezantojë trajnerin për sezonin e ardhshëm. Do të jetë portugezi Fonseca, ai që do të marrë “timonin” e drejtimit te skuadra kuq e zi.

Epoka e “Fonseka” është gati të fillojë dhe prezantuesi ideal nuk mund të ishte askush më i mirë se suedezi i cili do të duhet të përballojë edhe presionin e ushtruar nga tifozëria që nuk i ka fshehur pakënaqësitë për trajnerin e ri. Ibrahimoviç, prezantoi ish teknikun e Lillë, i cili së bashku me stafin drejtues do të nisin menjëherë nga puna për projektimin e Milanit të sezonit të ardhshëm.

Portugezi, pas dy vitesh me Lilën në Ligue 1, kthehet në Itali pas përvojës së tij me Romën (2019- 2021). Me verdhekuqtë arriti një vend të pestë, një të shtatë dhe një gjysmëfinale të Ligës së Evropës, më pas të humbur kundër Mançester Junajtidit. Në karrierën e tij ai ka drejtuar edhe Shakhtar Donetsk, Porto, Pakos Ferreira dhe Braga, si dhe disa eksperienca në kategoritë e ulëta portugeze si Pinjalnovense dhe Avesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: