Naser Aliji është lojtari më i ri i Dinamos. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Aliji, futbollist i cili ka luajtur edhe për kombëtaren, ka mbajtur veshur më parë fanellat e Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela dhe Honved.

Postimi:

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.
Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.
Mirë se vjen Naser Aliji

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb