Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Skënderbeut. Lajmi është bërë publik nga klubi korçar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gjoka rikthehet kështu në Superiore, ku do zëvendësojë të larguarin Gvozdenovic.  54-vjeçari ka drejtuar më parë Kukësin dhe Vllazninë.

Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest Gjoka!“- shkruan klubi.

Gjoka do të debutojë në pankinën e Skënderbeut në ndeshjen e radhës, atë ndaj Tiranës. Synimi është i qartë, qëndrimi mes skuadrave më të mira në elitë.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb