Sokol Cikalleshi nuk ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë pasi i është dashur të firmosë kontratën e re me klubin e Osmanlispor. Bomberi këmbëmajtë nuk po gjente hapësirat e dëshiruara te Bashakshehiri dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në një tjetër klub, po në kampionatin turk.

Cikalleshi kishte njoftuar trajnerin e kombëtares Christian Panucci-n se do t’i duhej të udhëtonte disa orë me vonesë drejt Shqipërisë, por kjo ka qenë e papranueshme për italianin i cili e ka përjashtuar kavajasin, duke mos i dhënë mundësinë të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme, atë kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Momentalisht Osmanlispor nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin turk, pasi pas 3 javësh ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Gjithsesi me përforcimin klubi shpreson që gjërat të shkojnë më mirë dhe pse jo të marrin fitoren e parë pas 2 javësh kur të luajnë kundër Goztepe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb