Ergys Kaçe është zyrtarisht një futbollit i Partizanit. Të kuqtë fitojë betejën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares duke i vendosur në dispozicion trajnerit Ilir Daja një tjetër xhevahir për të synuar me kohë të plotë titullin kampion. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka njoftuar detajet e kësaj marrëveshje që mund të konsiderohet pa frikë si lëvizja më e bujshme në këtë merkato vere:
FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi??, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë? pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke. Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive. Në ekipin tonë përfaqësues?? mesfushori i njohur rregjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanelën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore.