Klubi i kuq njofton se Agustin Torassa është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sot në mesditë argjentinasi ka mbyllur gjithçka me drejtuesit e klubit teksa ka firmosur kontratën deri në përfundim të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës futbollistik. Në prani të Drejtorit Dervishi dhe sekretarit Burba, Torassa është prezantuar në ambientet e klubit të kuq. Sulmuesi 27 vjeçar, i cili së fundmi ka qenë pjesë e argjentinasve të Club Atletiko Huracan skuadër që garon në “Primera Divizion”, do të mbajë veshur fanellën me numër 27.
(er.shk/BalkanWeb)