Tashmë është zyrtare! Leonardo ka dhënë dorëheqjen nga Milani dhe klubi kuqezi ka pranuar vendimin e tij. Brazilianit i ishte besuar menaxhimi i pjesës sportive të klubit në korrik të vitit 2018, por moskualifikimi i Milanit në Champions League për sezonin e ardhshëm, ka tronditur jo pak pronarin kuqezi, Fondin Eliot, dhe tifozët.

Në ditët në vijim pritet emërimi i drejtorit të ri sportiv të Milanit, ndërsa trajneri i ardhshëm mund të emërohet më pas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb