Artim Pollozhani është trajneri i ri i Ballkanit. Lajmi është dhënë nga klubi dardan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pollozhani, do të pasojë Ilir Dajën, i larguar pak ditë në parë.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani! Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.

Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri. Na Priftë e mbara Pollo ????”, – shkkruan klubi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb