Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e spanjollit Mikel Merino nga Real Sociedad. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare në Emirates Stadium, me opsion edhe për 12 muaj të tjerë.

Arsenali do të paguajë fillimisht 27.4 milionë funte, ndërsa 4.2 milionë funte do të jenë në formë bonusesh. Merino bëhet afrimi i i katërt i verës i Arsenalit, pas ardhjes së Tommy Setford dhe Riccardo Calafiori, si dhe blerjes së përhershme të David Raya.


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb