Mario Hermoso është lojtari më i ri i Romës. Zyrtarizimi  është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi ka luajtur më herët me Atletico Madrid. Vlen të theksohet edhe kontributi i spanjollit me Espanyol, nga 2017 deri në 2019.

Hermoso zgjodhi fanellën me numrin 22 te Roma dhe është lojtari i 18-të spanjoll në historinë e Giallorossi që është pjesë e skuadrës së ekipit të parë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb