Mungonte vetëm zyrtarizmi që erdhi ditën e sotme. Me anë të një komunikate në faqen zyrtare, Real Madrid ka konfirmuar se është Rafa Benitez trajneri i ri i skuadrës. Trajneri spanjoll që do prezantohet përpara mediave në orën 13.00, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin më të titulluar në Spanjë. Për Benitez kjo është sfida më e madhe e tij, rikthimi në shtëpi, të drejtojë skuadrën ku hodhi hapat e para. Benitez është trajneri i katërt madrilen që drejton Real Madrid.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb