Sevilla ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit, Adil Rami. Qendërmbrojtësi francez iu bashkua Rossonerëve nga Valencia vitin e kaluar, mirëpo dështoi që të siguronte një pozitë startuesi në San Siro, duke u paraqitur vetëm në 22 ndeshje sezonin e kaluar.

Kampioni i Europa Leagues ka njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje për transferimin e 29-vjeçarit, mirëpo formalitetet do të kompletohen kur lojtari të kthehet nga pushimi javën e ardhshme.

“Rami do të ribashkohet me njërin nga trajnerët që dinë ta nxjerrin më të mirën nga ai”, thuhet në komunikatën e klubit, teksa Rami përgatitet për t’u stërvitur përsëri me ish-trajnerin e tij te Valencia, Unai Emeryn.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: