Të reja të rëndësishme te Vllaznia. Klubi shkodran ka rinovuar kontratën me mesfushorin Esat Mala. Ka qenë vetë Vllaznia që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 25-vjeçari, luajti 33 ndeshje në sezonin që lamë pas. Rinovimi i lojtarit ka ardhur pas kerkesës së bërë nga trajneri Brdaric.

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐌𝐚𝐥𝐚” – shkruan klubi.

 


 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb