Roma ka larguar nga pankina trajnerin Ivan Juric. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Juric ka drejtuar skuadrën në 12 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.25 pikë për çdo takim. Vendimi për shkarkimin e tij, erdhi pas humbjes ndaj Bolognas.
“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij” – shkruan klubi.
(J.S/BalkanWeb)