Tashmë është zyrtare. Klubi i Romës do të ketë në krye të stolit, Claudio Ranierin. Tekniku i famshëm italian ka pranuar ofertën e klubit kryeqytetas për t’u rikthyer në stol, megjithëse ishte po ai vetë që lajmëroi pensionimin e tij nga bota e futbollit, në fund të sezonit të shkuar pasi mbylli me sukses aventurën e tij tek Cagliari.

Kjo është hera e tretë për 73 vjeçarin, që do të ulet tek stoli i “verdhekuqve”, pasi i ka drejtuar ata më parë dy herë, në vitet 2009 dhe 2019. Ai zëvendësoi kroatin Juriç të shkakruar për shkak të rezultateve të dobta. Ranieri do të jetë trajneri i tretë për Romës këtë sezon, pas De Rossit dhe Juriç.

Ranieri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: