Tashmë është zyrtare, Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Për të bërë publik këtë lajm ka menduar klubi bardhezi me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Pasi siguroi trofeun e tij të parë kontinental, Maurizio Sarri rikthehet në Itali, ku ka trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij. Nga tani dhe për 3 vitet e ardhme, do të drejtoj Juventusin”, lexohet në komunikatën për mediat.

Sarri Postimi
Sarri Postimi

Sarri te Juve ishe thjeshtë çështje kohë, me palët që kishin gjetur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Pengesa e vetme ishte kthyer Chelsea por pas fluturimit të Paraticit, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, drejtë Londër gjithçka u mbyll me sukses. Pavarësisht se Sarri zhvilloi një sezon shumë të mirë në krye të bluve: Fitues i Europa League, finalist i EFL Cup, i dhuroi Chelsea një vend në Champions sezonin e ardhshëm, Sarri nuk e morri kurrë në kohë konfirmimin që dëshironte nga drejtuesit e Chelsea duke bërë që palët ti japin fund bashkëpunimit pas vetëm një viti.

Sarri
Sarri

Rikthimi i Sarrit në Serie A, mbi të gjitha në krye të Juves ka bërë shumë zhurmë në Itali për shkak të kaluarës së tij në krye të Napolit.
(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb