Finalistët e Champions League, Boruassia e Dortmundit kanë prezantuar ditën e sotme edhe sulmuesin Serhou Guirassy. 28 vjeçari vjen pas një sezoni fantastik me Stuttgart, ku në 28 ndeshje ja doli të realizonte 28 gola. Ai është një nga blerjet më të mira të Dortmundit të Nuri Sahin, që me ardhjen e afrikanit do të kërkojë të rivalizojë për titull, dyshen Leverkusen-Bayern Munchen.
Serhou Guirassy ka firmosur një kontratë me verdh e zinjtë, që do ta mbajë atë të lidhur në Dortmund deri në vitin 2028. Në ditën e tij të pare si lojtari më I ri I Dortmund ai u shpreh: Kur një skuadër si Borussia të thërret, kjo është me të vërtetë diçka speciale. Kjo është një nga skuadrat më të famshme në botë. Jam shumë i emocionuar, mezi po pres nisjen e aventurës së re.