SHKODER-Zyrtare, shkarkohet trajneri i Vllaznisë, Baldo Ranieri, ne vend te tij Zmijani.
Klubi Vllaznia ka bërë të ditur zyrtarisht se sot është ndërprerë kontrata me trajnerin italian Baldo Ranieri si dhe ndihmësit e tij, Daniele Nervi dhe Sabino Oliva.

Mësohet se vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit dhe në fund është komunikuar me të tre trajnerët.

“Vendimi eshte marre nga drejtuesit e klubit dhe ne fund eshte komunikuar me te tre trajneret te cilet kane rene dakord me nderprerjen me mirekuptim te kontrates perpara kohe”.
KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme trajner i Vllaznisë do të jetë Luan Zmijani ndërsa trajner i portierëve do të jetë Avenir Dani.

Prezantimi i stafit te ri do të bëhet para skuadrës sot në orën 17.00.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: