Për të shijuar një sfidë në impiantin më të ri në Shqipëri, i “pagëzuar” për momentin me emrin “Arena Kombëtare”, pasi emri i stadiumit të ri është vënë në shitje nga FSHF, duhet pritur ende. Ishte parashikuar që stadiumi i ri në kryeqytet të inaugurohej me një sfidë të rëndësishme ndërkombëtare, diçka e tille nuk ndodhi, nuk u inaugurua as në sfidën kundër Moldavisë, afati i radhës, e nuk do të inaugurohet as në sfidën kundër Islandës, afati i fundit i vendosur.

Uefa Shqiperi Islande
Uefa Shqiperi Islande

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe por tifozët kuqezi duhet të presin ende. Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Reja Stervitje
Reja Stervitje

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb