TIRANE- Tre pikët e dhëna nga CAS katapultojnë përfaqësuesen shqiptare në vendin e 22-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Një sukses historik ky i cili u zyrtarizua sot nga organizimi më i lartë i futbollit në botë, FIFA. Fitorja në miqësoren kundër Francës dhe tre pikët e marra në tavolinë kundër Serbisë i ngjisin kuqezinjtë 14-të vende më lart.

Aktualisht kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biassi renditet në vendin e 36-të, një tjetër rezultat historik. Shqipëria pritet të lëre shumë pas jo vetëm dy përfaqësueset “armike”, Serbinë dhe Greqinë, por edhe përfaqësuese me emër si Franca, Danimarka, Rusia etj. Ky pozicionim në muajin gusht nuk është aspak një rastësi por një tregues i qartë se futbolli shqiptar ka ardhur gjithnjë e në rritje, të aftë për të qenë pjesë mes më të mirëve në botë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb